Sport

“Mos më çaj shumë trâpin”, Igli Tare lëshon gojën nga gëzimi, i shfryhet ndihmësit teknik te Lazio (VIDEO)

17 Dhjetor 2019, 12:11 Nga DOSJA
“Mos më çaj shumë trâpin”, Igli Tare

Lazio është skuadra që mund të kërcënojë deri diku dualizmin Inter-Juventus, për sa i përket titullit kampion. Skuadra bardhekaltër mori një fitore në frymën e fundit përballë Cagliarit me shifrat 1-2.

Dukej se skuadra sarde, po shkonte drejt një suksesi me golin e shënuar nga Simeone në minutën e 8-të, por gjithçka ndodh në fundin e ndeshjes, kur Luis Alberto shënoi golin e barazimit në minutën e 93-të, ndërsa golin e fitores e shënoi Caicedo në të 98-tën.

Një sukses, që ka “çmendur” edhe vetë drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare i cili zbriti ne fushë për të festuar me skuadrën.

Një nga pjesëtarët e stafit të Lazios kërkoi ta largonte për shkak të polemikave dhe protestave nga drejtuesit e Cagliarit, por ai u rebelua duke i thënë “Mos më çaj shumë trapin”.

(E.ç/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport igli tare lazio-cagliari igli tare lazio-cagliari

Sondazh

Poll