Sport

“Na ke masakruar”/ Zbardhet ‘sherri’ mes Olsi Ramës dhe Enea Jorgjit pas përfundimit të derbit Partizani-Tirana

17 Dhjetor 2019, 06:17 Nga DOSJA
“Na ke masakruar”/ Zbardhet ‘sherri’ mes Olsi Ramës

TIRANË- Pas publikimit të videos nga Dosja.al, kur shihej se si drejtori i Partizanit, Olsi Rama i kërkonte llogari gjyqtarit të ndeshjes Partizani-Tirana, Enea Jorgjit, tashmë është mësuar se çfarë kanë biseduar dy personazhet, që tërhoqën vëmendjen në hollin e stadiumit.

Olsi Rama i është drejtuar kryesorit: “Na ke masakruar”. Ndërkohë që Jorgji është shprehur:“Eja ta shohim ndeshjen prapë bashkë, nëse kam gabuar qoftë edhe 1% kundër Partizanit, atëherë kërko çfarë të duash”. 

Më 13 dhjetor derbi kryeqytetas u vesh bardheblu, po me këto ngjyra u vesh dhe qyteti i Tiranës. Pas 6 vitesh pa fitore më në fund Tirana arriti që të triumfojë kundër ‘armiqëve’ të Partizanit. Kjo fitore në derbn e 155-të vlen dyfish për bardheblutë, pasi do të bëhenjesë e historisë si skuadra e parë që fiton në “Air Albania”.

E.Ç/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport derbi tirana-partizani enea jorgjit olsi rama derbi tirana-partizani enea jorgjit olsi rama

Sondazh

Poll