Aktualitet

Zjarr në një hangar në Korçë, flakët rrezikuan edhe banesat përreth, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Më tej raportohet se nga zjarri janë shkrumbuar të gjitha sendet që ndodheshin brenda saj. Gjithashtu bëhet me dije se nga zjarri rrezikoheshin disa banesa përreth por shërbimi zjarrfikës arriti ta izolonte në kohë.

8 Tetor 2024, 10:06 Nga N.F
Zjarr në një hangar në Korçë, flakët rrezikuan
Foto ilustruese

KORÇË- Një zjarr është regjistruar ditën e sotme në fshatin Dardhë të Korçës. Mësohet se një zjarr ka rënë rreth orës 04:00, në një hangar i cili përdorej për mbajtjen e orendive shtëpiake.

Më tej raportohet se nga zjarri janë shkrumbuar të gjitha sendet që ndodheshin brenda saj. Gjithashtu bëhet me dije se nga zjarri rrezikoheshin disa banesa përreth por shërbimi zjarrfikës arriti ta izolonte në kohë. Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

zjarr korce zjarrvenie

Sondazh

Poll