Politike

Thirrja e Berishës për ngujime dhe greva, Meta: Çdo aksion do të ketë mbështetjen tonë më të madhe

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tallet me pesnionistët dhe se Partia e Lirisë kur të jetë në pushtet do të 2-fishojë pensionet, duke i çuar ato në nivelet e vendeve fqinje.

8 Tetor 2024, 14:19 Nga r.ll
Thirrja e Berishës për ngujime dhe greva, Meta: Çdo aksion do
ilir meta

TIRANË- Presidenti i PL-së, Ilir Meta në një dalje për mediat ka deklaruar se do t’i bashkohet Sali Berishës, pas thirrjeve të kreut të PD-së, i cili paralajmëroi ngujime dhe greva.

Meta tha se protesta e opozitës është tërësisht legjitime, ndërsa shtoi se përballja me regjimin është, sipas tij, e vetmja rrugë për të vendosur rendin kushtetues. 

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tallet me pesnionistët dhe se Partia e Lirisë kur të jetë në pushtet do të 2-fishojë pensionet, duke i çuar ato në nivelet e vendeve fqinje.

"Protesta e opozitës është tërësisht legjitime. Përballja me regjimin është e vetmja rrugë që ka mbetur për të vendosur rendin kushtetues. Narko-shteti nuk duhet të ketë as 1 minutë paqe. Narko-policia veproi nën urdhra, duke helmuar popullin me gaz. Përdorimi i gazit dhe dhunës treguan se Policia e Shtetit ka humbur misionin e saj.

Këtu mafia ka shtetin e vet. Një falënderim të veçantë për pasqyrimin në mediat e huaja të protestës së djeshme. Shqiptarët e ndershëm e kanë detyrë largimin e Ramës nga pushteti. Edi Rama tallet me pensionistët dhe na vjedh përditë. Partia e Lirisë kur të jetë në pushtet do të 2-fishojë pensionet, duke i çuar ato në nivelet e vendeve fqinje.

Ne i bashkohemi çdo përpjekje për të rivendosur rendin kushtetues, që aktualisht është përmbysur. Ne i bashkohemi çdo përpjekje për tu rivendosur rendi kushtetues, që është përmbysur me kapjen totale të shtetit dhe institucioneve të pavarura nga Rama. Çdo aksion do të ketë mbështetjen tonë më të madhe.", tha Meta. 

ilir meta

Sondazh

Poll