Politike

"Nëse doni të bëni rrugaçin…"/ Debate dhe përplasje në Komisionin për Shëndetësinë, deputetët e mazhorancës largohen nga mbledhja, Zhupa: Frikacakë

Një përplasje e ashpër verbale ndodhi pak çaste më parë mes Vokshit dhe Ndrecës, ku ky i fundit tha se në Komision nuk është vendi për të përdorur fjalor rruge.

8 Tetor 2024, 11:37 Nga r.ll
"Nëse doni të bëni rrugaçin…"/ Debate dhe
komisioni

TIRANË- Debate të ashpra janë zhvilluar në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Koncesionet e Check-up dhe Sterilizmit në Shëndetësi.  Nënkryetari i komisionit, Plarent Ndreca bashkë me deputetët e tjerë të mazhorancës janë larguar nga mbledhja, ndërsa kryetarja e Komisionit Albana Vokshi njoftoi se mbledhja do të vazhdojë edhe pa praninë e socialistëve. 

“Frikacak! Kishe bërë ndërmend të bëjë mbledhje pa opozitën. Tu prish skenari”, u shpreh deputetja Ina Zhupa, teksa socialistët po linin sallën.

Një përplasje e ashpër verbale ndodhi pak çaste më parë mes Vokshit dhe Ndrecës, ku ky i fundit tha se në Komision nuk është vendi për të përdorur fjalor rruge. Pas debateve, Vokshi nuk e ka lënë Ndrecën të flasë, ndërkohë që deputetët e PD krijuar kakofoni duke u rënë tavolinave në mënyrë që Ndreca të mos lejohej të fliste.

Pjesë nga debati:

Ndreca: Nëse doni të bëni rrugaçin…

Vokshi: Kujdes me fjalët kush je ti që flet me fjalor rruge këtu

Ndreca: Kupton shqip apo jo

Vokshi: E di më mirë se ty. Mos provoko! Ke kaq ditë që po provokon

Ndreca: Nuk pyes unë për presionin tënd. Nuk të njoh fare

Vokshi: Ik në rrugë ose tek PS nëse do të flasësh kështu. Rrugaçin shko tregoje tek PS.

komisioni hetimor per shendetesine

Sondazh

Poll