Politike

Një ditë pas protestës kombëtare të opozitës, Flamur Noka ka mbledhur drejtuesit politikë të PD-së

Mbledhja vjen një ditë pas protestës kombëtare të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, e cila nga zyrtarët e opozitës u cilësua si mosbindje civile. 

8 Tetor 2024, 13:56 Nga r.ll

 

Një ditë pas protestës kombëtare të opozitës,
flamur noka

 

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka mbledhur ditën e sotme në selinë blu drejtuesit politike. Mbledhja vjen një ditë pas protestës kombëtare të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, e cila nga zyrtarët e opozitës u cilësua si mosbindje civile. 

Protesta e djeshme kombëtare e thirrur nga opozita zgjati 2 ore e 30 minuta, ndërsa u shoqërua me tensione dhe kaos. Tubimi ka nisur para Kryeministrisë, ku qytetarët kanë hedhur disa herë molotov drejt godinës dhe fishekzjarre. Gjithashtu ka pasur një përplasje edhe mes efektivëve dhe deputetëve të opozitës, pasi këta të fundit tentuan të çajnë kordonin policor. 

Pas kryeministrisë, protestuesit dhe përfaqësuesit e opozitës i janë drejtuar selisë së Partisë Socialiste, ku po ashtu është hedhur molotov. Në një moment ka marrë flakë dhe hyrja e selisë, ndërsa është djegur dhe banderola me foton e Ramës, në hyrje të godinës.  Situata më e tensionuar është paraqitur në rrugicën ku ndodhet bashkia e Tiranës dhe ministria e Brendshme, ku dhe është hedhur sasia e madhe e molotovit. 

flamur noka drejtuesit politike te pd

Sondazh

Poll