Politike

Debate në Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi/ Deputetet e opozitës-mazhorancës: Vendosët Gardën te dera mos të futemi brenda

Nënkryetari i komisionit dhe deputeti i PS-së, Plarent Ndreca tha se Vokshi dhe Zhupa po bëjnë propagandën e Partisë Demokratik në mbledhje.

8 Tetor 2024, 11:17 Nga r.ll

 

Debate në Komisionin Hetimor për Koncesionet në
mbledhja e komisioniit

 

TIRANË- Ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi.

Deputetet e Partisë Demokratike, Ina Zhupa dhe Albana Vokshi, njëkohësisht kryetare e komisionit kanë akuzuar mazhorancën se kanë urdhëruar punonjësit e Gardës që të mos i lejojnë të futen në mbledhje. 

Nënkryetari i komisionit dhe deputeti i PS-së, Plarent Ndreca tha se Vokshi dhe Zhupa po bëjnë propagandën e Partisë Demokratik në mbledhje.

DEBATI: 

Ina Zhupa: Shëndetësia sot është në ditën më të zezë.

Plarent Ndreca: Keni ardhur për mbledhje apo konferencë për shtyp. Nëse keni ardhur për mbledhje, lëvizni. A nuk iu mjaftuan 4 orë mbrëmë?

Ina Zhupa: Iu ka mbaruar durimi, siç iu ka mbaruar koha. Harrojeni se mund të krijoni neo-diktaturë. Mbylle mikrofonin, se nuk ta ka dhënë lejen kryetarja.

Albana Vokshi: Unë jam kryetarja këtu.

Plarent Ndreca: Mos e ktheni në mbledhje të PD-së këtu.

Albana Vokshi: Ty të duket normale që të përjashtohen 24 deputetë dhe të hyjnë në Kuvend me dhunë. Do të përjashtoj z Ndreca.

Plarent Ndreca: Puna e Gardës nuk është puna ime.

komisioni per shendetesine albana vokshi ina zhupa plarent ndreca

Sondazh

Poll