Politike

"Fatzi Xhafaj e nisi vëllanë në Itali pas denoncimit të Salianjit"/ Berisha: Edhe sikur deputeti të gënjente, shpifja është dekriminalizuar në Kushtetutë

Kryedemokrati akuzoi Ramën se mashtron dhe se zëri nuk është i dëshmitarit të rremë Alizotit

8 Tetor 2024, 13:45 Nga r.ll
"Fatzi Xhafaj e nisi vëllanë në Itali pas denoncimit të
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët, ku foli edhe lidhur me arrestimin e ish-deputetit Ervin Salianji.

Berisha tha se Fatmir Xhafaj e nisi vëllain në Itali të kryente dënimin, pas denoncimit të Salianjit. Kryedemokrati akuzoi Ramën se mashtron dhe se zëri nuk është i dëshmitarit të rremë Alizotit. Më tej, ai u shpreh se edhe sikur ligjvënësi demokrat të gënjente, shpifja është dekriminalizuar në Kushtetutë.

"Ervin Salianji paraqiti më 2018 një regjistrim të një kolegu tuaj, që i kishte bërë Geron Xhafës, të dënuar në Itali, si trafikant ndërkombëtar, vëllait të Fatmir Xhafës. Dhe unë kisha denoncuar Geron Xhafën, që rrinte në Vlorë dhe nuk shkonte në Itali për të kryer dënimin. Edi Rama e nxorri Geronin si hero dhe Fatmirin e emëroi ministër. Kur Salianji nxorri një regjistrim, se Geron Xhafaj vazhdonte trafikun e drogës, Fatzi Xhafaj e nisi vëllain për Itali. Rama mashtron dhe thotë se regjistrimi nuk është i vërtetë. Ky është mashtrim i madh. Zëri nuk ishte i dëshmitarit të rremë Alizoti. Edhe sikur të ishte shpifje, ne shpifjen ne e kemi dekriminalizuar në Kushtetutë.", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll