Politike

"Ka bashki këtu që nuk kanë bërë një projekt dhe nuk kanë çarë kokën", Rama: Po me ça merreni ju se nuk e kuptoj?

Rama tha se janë vendosur në dispozicion fonde nga qeveria, por sipas tij ka bashki që nuk janë interesuar për to ose për të sjellë ndonjë projekt. 

8 Tetor 2024, 10:48 Nga r.ll
"Ka bashki këtu që nuk kanë bërë një projekt
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika ndaj kryetarëve të bashkive të vendit lidhur me menaxhimin e fondeve nga ana e tyre.

Rama tha se janë vendosur në dispozicion fonde nga qeveria, por sipas tij ka bashki që nuk janë interesuar për to ose për të sjellë ndonjë projekt. 

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

Ne kemi bërë një ndryshim rrënjësor në qasjen ndaj shërbimeve sociale në bashki. Kemi vendosur në depoziton fonde nga qeverie. Ka bashki këtu që nuk kanë marrë një kokërr leku dhe nuk kanë ngritur akoma shërbimet që mund të kishin ngritur me paratë që janë në dispozicion, se nuk kanë bërë një projekt dhe nuk kanë carë kokën. Kjo është në kufijtë e skandalozes.

33 mijë persona sot shërbehen falë këtij shërbimi dhe shuma që përmendi ministri i Mbrojtjes, 1 miliard e kusur lekë të reja, shuma që përmendi ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies për projektet sociale, janë para që janë në dispozicion si rezultat i rritjes së mundësive tona për të mbështetur procesin e ndryshimit. Por është e paimagjinueshme të mos absorbohen kur nevojat në të gjitha bashkitë janë shumë më të mëdha se ato që ne mund të mbulojmë. Kjo është e paimagjinueshme. Por me ca merreni ju se nuk e kuptoj? Nuk arrij dot ta kuptoj.

edi rama

Sondazh

Poll