Sport

Një vit pushim për Carvajal? Dr. Ripoll: "Rikuperimi, kurrë më pak se një vit!"...

Sipas mjekut, mbrojtësi Carvajal nuk do të kthehet në fushë para tetorit 2025, në rastin më të mirë…

7 Tetor 2024, 19:21 Nga DOSJA

Një vit pushim për Carvajal? Dr. Ripoll: "Rikuperimi, kurrë

SPANJE - Sezoni ka përfunduar për Dani Carvajal. Lideri mbrojtës i Real Madridit të Carlo Ancelottit dëmtoi gjurin e djathtë të shtunën, gjatë ndeshjes mes Real Madridit dhe Villarrealit dhe rikthimi i tij në garë mund të ndodhte vetëm pas një viti.

Ky është mendimi i shprehur për Marca nga doktor Pedro Luis Ripoll, drejtor i klinikës Ripoll dhe De Prado, FIFA Center of Excellence, pasi lexoi diagnozën e rëndë: mbrojtësi i krahut pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë, një këputje të ligamenti kolateral i jashtëm dhe këputja e tendinit popliteal.

“Fakti që dëmtimit të ligamentit kruciat i janë shtuar edhe të tjera, si ai i ligamentit kolateral të jashtëm dhe tendinit popliteus, i vendosur në këndin posterolateral të gjurit, përkeqëson ndjeshëm prognozën dhe evolucionin”,- shpjegon Dr. Ripoll.

“Këto dëmtime mund të zhvillojnë paqëndrueshmëri rrotulluese posterolaterale të gjurit. Me fjalë të tjera, gjuri mund të lëvizë prapa kur rrotullohet, gjë që e ndërlikon ndjeshëm përparimin e dëmtimit. Pavarësisht kësaj, teknikat kirurgjikale sot lejojnë që këto lezione të trajtohen me garanci të konsiderueshme suksesi”.

Sipas mjekut, Carvajal nuk do të kthehet në fushë para tetorit 2025, në rastin më të mirë: "Në çdo rast, rikuperimi nuk do të jetë kurrë më pak se një vit. Nisur nga situata, është emergjente ndërhyrja e menjëhershme që synon rindërtimin e strukturave periferike të dëmtuara”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll