Sport

Manchester City është fitues në pretendimin e tij ndaj Premier League!

Klubi i 'Qytetarëve' raportoi se Gjykata e Arbitrazhit konsideron, se rregullat për kompanitë e lidhura shkelin ligjin e konkurrencës në Mbretërinë e Bashkuar

7 Tetor 2024, 17:43 Nga DOSJA

Manchester City është fitues në pretendimin e tij ndaj Premier

ANGLI - Manchester City njoftoi këtë të hënë se ka dalë fitimtar nga mosmarrëveshja që pati me Premier Ligën. Ai këtë e ka bërë përmes një deklarate zyrtare në rrjetet e tij sociale, ku është shprehur si më poshtë:

“Pas publikimit të vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit, Manchester City falënderon anëtarët e shquar të Gjykatës së Arbitrazhit për punën dhe konsideratat e tyre dhe mirëpret përfundimet e tyre, duke evidetuar:

- Klubi ka qenë i suksesshëm me padinë e tij: rregullat për kompanitë e lidhura janë gjetur të paligjshme dhe vendimet e Premier League për dy marrëveshje sponsorizimi janë anuluar.

- Gjykata konstatoi se si rregullat origjinale të shoqërisë së lidhur, ashtu edhe ato aktuale (pasi u ndryshuan) shkelin ligjin e konkurrencës në Mbretërinë e Bashkuar dhe kërkesat e drejtësisë procedurale, duke zbuluar se Premier League ka abuzuar me pozicionin e saj dominues.

Tribunali vendosi gjithashtu se kishte një vonesë të paarsyeshme në vlerësimin e Premier League për vlerën e drejtë të tregut të dy marrëveshjeve të sponsorizimit të klubit, duke rezultuar në shkeljen e rregullave të saj nga Premier League.

Duke thënë të gjitha këto, vlen të kujtojmë se kjo fitore ligjore e Mançester Sitit nuk ka një lidhje rreptësisht të drejtpërdrejtë me 115 akuzat për të cilat është akuzuar për mosrespektim të Fair Play Financiar, megjithëse duhet theksuar gjithashtu se shumë nga akuzat e bëra kanë të bëjnë me sponsorizime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll