Sport

Protesta e opozitës shtyn finalen e basketbollit dhe e zhvendos nga Tirana në Fier!

Federatën Shqiptare të Basketbollit që të shtyjë finalen e Superkupës mes Besëlidhjes dhe Tiranës, të parashikuar për t’u luajtur në “Asllan Rusi”, këtë të hënë, në orën 19:00.

7 Tetor 2024, 16:24 Nga DOSJA

Protesta e opozitës shtyn finalen e basketbollit dhe e zhvendos nga Tirana

TIRANE - Bllokimi i rrugëve të kryeqytetit për shkak të protestës së organizuar nga opozita, ka detyruar Federatën Shqiptare të Basketbollit që të shtyjë finalen e Superkupës mes Besëlidhjes dhe Tiranës, të parashikuar për t’u luajtur në “Asllan Rusi”, këtë të hënë, në orën 19:00.

Në njoftimin e FSHB-së sqarohet se finalja do të zhvendoset të martën, në Pallatin e Sportit “Apolonia” të Fierit.

Njoftimi i Federatës Shqiptare të Basketbollit:

“Ndeshja mes Besëlidhjes dhe KS Tiranës, e cila ishte parashikuar për sot, do të shtyhet për nesër, më 8 tetor, në orën 19:00, dhe do të zhvillohet në Pallatin e Sportit “Apolonia” në Fier. Ndryshimi u bë për shkak të bllokimit të rrugëve sot në Tiranë. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe ju presim nesër”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll