Sport

Bonucci refuzoi Guardiolën: “Kam pasur marrëveshje me Milanin, jam njeri i fjalës”

Ish-futbollisti italian ka treguar se në vitin 2017 ka refuzuar një propozim nga City

7 Tetor 2024, 16:08 Nga DOSJA

Bonucci refuzoi Guardiolën: “Kam pasur marrëveshje me Milanin,

ITALI - Ish-futbollisti italian Leonardo Bonucci, dikur i Juventusit dhe Milanit, ka zbuluar se në vitin 2017 ai refuzoi një propozim nga Manchester City i spanjolit Pep Guardiola, pasi arriti një marrëveshje me skuadrën e Milanit.

"Unë jam një njeri korrekt dhe i sinqertë... Guardiola më kërkoi si në vitin 2016, ashtu edhe në 2017, kur shkova në Milano. Natyrisht në 2016 nuk u realizua, sepse 'Juve' nuk do të më kishte shitur kurrë dhe unë isha mire në atë kohë, ndërsa në vitin 2017 kam pasur një marrëveshje me Milanin dhe unë jam njeri i fjalës”,- deklaroi ai mbrëmë në ‘Sky Calcio Club’.

Një tjetër arsye pse Bonucci nuk e pranoi propozimin e Guardiolës ishte djali i tij i dytë, i cili në atë kohë ishte shumë i sëmurë: “Doja të isha afër shtëpisë për djalin tim, nuk kisha dëshirë të shkoja jashtë vendit, sepse kur ndryshoni vend ka gjithmonë disa dyshime dhe të papritura”, komentoi ai.

Mbrojtësi legjendar italian, i cili e përfundoi karrierën te klubi turk Fenebarhçe, pjesën më të madhe të jetës së tij futbollistike e pati me ‘Juven’, ku luajti 12 sezone.

Ai u largua nga “Zonja e Vjetër” vetëm në sezonin 2017-18, kur shkoi te Milani, pas një përplasjeje me Massimiliano Allegri, trajnerin e 'Juves', konflikt i zgjidhur më vonë pas rikthimit te skuadra torineze. 

Kampion i Evropës me Italinë në vitin 2021, fitoi edhe një 'Scudetto' me Interin dhe 8 të tjera me 'Juven ', përveç 4 Kupave të Italisë dhe një Superkupë Italie me klubin bardhezi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll