Sport

Kumbulla mes 11 më të mirëve të javës në Spanjë!

Espanjoli mundi 2-1 Majorkën të shtunën në kampionat dhe Kumbulla shënoi golin që zhbllokoi sfidën në pjesën e parë.

7 Tetor 2024, 16:42 Nga DOSJA

Kumbulla mes 11 më të mirëve të javës në

SPANJE - Marash Kumbulla ka rilindur me fanellën e Espanjolit në kampionatin spanjoll. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka fituar një vend si titullar në skuadër, madje në fundjavë shënoi edhe golin e tij të parë në LaLiga.

Espanjoli mundi 2-1 Majorkën të shtunën në kampionat dhe Kumbulla shënoi golin që zhbllokoi sfidën në pjesën e parë. Falë paraqitjes së tij shumë të mirë në këtë takim, mbrojtësi shqiptar është përzgjedhur në formacionin e javës së 9-të në LaLiga nga faqja e specializuar Sofascore. Kumbulla gjendet mes yjeve të rëndësishëm të futbollit botëror si Levandovski, Vinicius apo Modric.

Kumbulla mes 11 më të mirëve të javës në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll