Aktualitet

FOTO/ Digjet një kamion në Bypass-in e Fierit, bllokohet autostrada

Konkretisht kamioni ka shperthyer në flakë në Bypass-in e Fierit prane Spitalit “Memorial”.

7 Tetor 2024, 15:13 Nga E. D
FOTO/ Digjet një kamion në Bypass-in e Fierit, bllokohet autostrada
pamje nga vendngjarja

FIER- Një kamion është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Fier. Konkretisht kamioni ka shperthyer në flakë në Bypass-in e Fierit prane Spitalit “Memorial”. Gjithashtu në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikese për të shuar flakët. Megjithatë ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Njoftimi i Policisë:

Fier/ Informacion paraprak Rreth orës 15:00, në aksin rrugor "Fier-Vlorë", ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip kamion me drejtues shtetas E. H., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

/ digjet një kamion

Sondazh

Poll