Aktualitet

Vrasja në Sarandë/ Viktimës i kishte vdekur vajza një muaj më parë, sherri mes tij dhe autorit dyshohet se nisi për muzikën me volum të lartë

Admir Beqiri njihet si person me precedentë penalë. Ai ka qenë disa herë i shoqëruar për veprime të dhunshme. Para disa vitesh atij i kanë vrarë vëllain në fshatin Gjashtë të Sarandës pas konfliktit për prishjen e pazareve të drogës. 

7 Tetor 2024, 14:05 Nga r.ll
Vrasja në Sarandë/ Viktimës i kishte vdekur vajza një muaj
admir beqiri

SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku 42-vjeçari Admir Beqiri goditi për vdekje me shishe në kokë, 65-vjeçarin, Gëzim Bizoni. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjashtë, ndërsa shkaku i vrasjes dyshohet se ka qenë volumi i lartë i muzikës.

Viktima dyshohet se i ka kërkuar Admir Beqiri të ulte muzikën pasi mbante zi për humbjen e vajzës 29-vjeçare para një muaji. Në konflikt e sipër Admir Beqiri e goditi me shishe në kokë, duke e lënë të vdekur. Bizoni njihej në komunitet si një njeri i qetë dhe sipas informacioneve punonte murator. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për kryerjen e ekspertizës. 

Autori ishte në gjendje tepër të dehur madje nuk ishte larguar as nga vendi i ngjarjes, duke u arrestuar kështu menjëherë nga policia. Admir Beqiri njihet si person me precedentë penalë. Ai ka qenë disa herë i shoqëruar për veprime të dhunshme. Para disa vitesh atij i kanë vrarë vëllain në fshatin Gjashtë të Sarandës pas konfliktit për prishjen e pazareve të drogës. 

Në vendngjarje, në momentin ndodhej edhe partnerja e autorit, e cila është larguar nga vendi i krimit. Nuk dihet arsyeja se pse Gëzim Bizgjoni strehonte në banesën e tij, Admir Beqirin, pasi ky i fundit ishte banor i fshatit Gjashtë dhe ka shumë familjarë të tij në këtë zonë.

 

admir beqiri gezim bizoni vrasje ne sarande

Sondazh

Poll