Aktualitet

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Shkodër/ Kamioni përplas makinën, pasi humbi kontrollin mori para edhe një furgon mallrash, plagoset një person

Mësohet se një automjet i tonazhit të rëndë ka goditur nga pas një mjet tip ‘Jaguar’. Pas përplasjes mjeti ka humbur kontrollin dhe u përplas në një furgon mallrash.

7 Tetor 2024, 14:31 Nga N.F
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Shkodër/ Kamioni
Aksidenti

LEZHË- Një aksident i trefishtë është regjistruar ditën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër. Mësohet se një automjet i tonazhit të rëndë ka goditur nga pas një mjet tip ‘Jaguar’. Pas përplasjes mjeti ka humbur kontrollin dhe u përplas në një furgon mallrash.

Si pasojë është plagosur pasagjeri që ndodhej tek mjeti tip ‘Jaguar’ i cili është dërguar për ndihmë mjekësore pranë spitalit të Lezhës. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mos respektimi i distancës. Ndërkohë policia ndodhet ne vendin e ngjarjes për nxjerrjen e shkaqeve te aksidentit.

aksident i trefishte ne lezhe

Sondazh

Poll