Aktualitet

Dhunë në familje, drejtim automjeti në gjendje të dehur dhe gara shpejtësie, vihen në pranga 7 persona në Tiranë

Ndërkohë një 22-vjeçar dhe një 24-vjeçar janë arrestuar,  pasi në rrugën "Abdi Toptani", janë konstatuar duke bërë gara shpejtësie me automjete që i drejtonin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

7 Tetor 2024, 13:54 Nga r.ll
Dhunë në familje, drejtim automjeti në gjendje të dehur dhe
foto ilustruese

TIRANË- Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Dy prej tyre janë arrestuar pasi kanë ushtruar dhunë ndaj motrës dhe bashkëshortes. Tre të tjerë janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe kanë shkaktuar aksident.

Ndërkohë një 22-vjeçar dhe një 24-vjeçar janë arrestuar,  pasi në rrugën "Abdi Toptani", janë konstatuar duke bërë gara shpejtësie me automjete që i drejtonin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Gjithashtu, ata nuk iu janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve.

NJOFTIMI I POLICISË:  

Tiranë/Arrestohen 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin F. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

- L. Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

- D. Xh., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi në autostradën “Tiranë-Durrës”, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip "Volkswagen" ka goditur nga pas automjetin tip "Range Rover" me drejtuese shtetasen F. S. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja F. S.;

- I. L., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Rinas-Valias”, duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin tip "Volkswagen" ka përplasur automjetin tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin E. S. Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. S. dhe pasagjerët në automjetin e tij (prindërit), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve;

- D. D., 22 vjeç dhe B. U., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në rrugën "Abdi Toptani", janë konstatuar duke bërë gara shpejtësie me automjete që i drejtonin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Gjithashtu, ata nuk iu janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

policia e tiranes

Sondazh

Poll