Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Fier- Patos, përplasen dy automjete

Nga ky aksident nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

7 Tetor 2024, 13:53 Nga M.B
Aksident në aksin rrugor Fier- Patos, përplasen dy automjete
Foto nga vendi i ngjarjes

FIER- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fier- Patos. Mësohet se dy automjete tip “ Toyota” dhe “Peugeot” janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga ky aksident nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit, por edhe për të drejtuar automjetet nga trafiku.

Njoftimi i Policisë:

Patos Paraditen e sotme, në aksin rrugor “Fier-Patos”, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. H., është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi E. M. Si pasojë e përplasjes është lënduar lehtë shtetasi E. M., i cili ka kryer kontroll mjekësor dhe ka marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga kryerja e testit të alkoolit, 2 drejtuesit e automjetit nuk rezultuan nën efektin e alkoolit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident

Sondazh

Poll