Aktualitet

KPK shkarkon prokurorin e Vlorës Xhemal Saliajn

Prokurori i Vlorës Xhemal Saliaj, i cili u përball me barra prove për pasurinë, u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

7 Tetor 2024, 13:51 Nga M.B
KPK shkarkon prokurorin e Vlorës Xhemal Saliajn
Xhemal Saliaj

TIRANA- Prokurori i Vlorës, Xhemal Saliaj u shkarkua të hënën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pas problemeve dhe barrave të provës në kriterin e pasurisë dhe gjetjet për profesionalizmin.

Saliaj i kundërshtoi gjetje e KPK-së dhe pati kërkuar konfirmim në detyrë, por trupa e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Xhensila Pinen, i ka gjetur problemet e konstatuara të mjaftueshme për të sjellë shkarkimin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs.

Xhemal Saliaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si prokuror në Prokurorinë e Beratit, ku ka ushtruar dhe funksionin e drejtuesit. Prej vitit 2013, ai e ushtron detyrën në Prokurorinë e Rrethit Vlorë./ BIRN

xhemal saliaj

Sondazh

Poll