Aktualitet

Akuzohet se kishte planifikuar sulm terrorist, Krimet e Rënda pas 3 vitesh pushojnë hetimet për Ergys Faslinë

19 Dhjetor 2019, 09:12 Nga DOSJA
Akuzohet se kishte planifikuar sulm terrorist, Krimet e Rënda pas 3 vitesh

TIRANË- Pas tre vitesh hetimet, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pushuar çështjen për Ergys Faslinë, i cili akuzohej për terrorizëm. Krimet e Rënda kishin nisur një hetim për të, pasi e akuzonin se ishte pjesë e një organizate terroriste, por në krye të tre viteve është vërtetuar se akuzat e ngritura ndaj 33-vjeçarit dhe personave të tjerë kanë qenë të pabazuara ligjërisht.

Në vitin 2016, Policia arrestoi Faslinë në qytetin e Shkodrës, pasi akuzohej për tre vepra të rënda penale: “vepra me qëllime terroriste”, “kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” si dhe pjesëmarrëse në “organizatë terroriste”. Sipas Krimeve të Rënda sulmi terrosit do bëhej gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael në vitin 2017, si pjesë e organizatës terroriste.

Falsia u arrestua dhe pas një viti të vuajtjes së dënimit ish-prokurori i çështjes Eugen Beci kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për të ndaluarit si pasojë e mungesës së provave nga ‘arrest në burg’ në ‘arrest shtëpie’, kërkesë kjo e miratuar nga gjykata. Pas dy viteve në ‘arrest shtëpie’ tashmë organi i akuzës pushoi çështjen në ngarkim të tij.

Në nëntor të 2016, 4 persona, dy prej të cilëve shkodrane dhe dy shtetas kosovarë u arrestuan në qytetin e Shkodrës pasi u dyshuan se po planifikonin sulm me eksploziv në stadiumin “Loro Boriçi” gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, akuzë e cila jo vetëm që nuk u provua por rezultoi si tërësisht e pavërtetë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ergys faslia ndeshja shqiperi-izrael sulm terrorist ne shqiperi ergys faslia ndeshja shqiperi-izrael sulm terrorist ne shqiperi

Sondazh

Poll