Politike

"Ka grabitur prona shtetërore me firmë të Veliajt dhe Ramës", PD: Xhafaj dhe personat përmes të cilëve pastron para, duhet të jenë në burg, jo Salianji

Vangjeli ka akuzuar deputetin socialist, Fatmir Xhafaj se është autori i "hakmarrjes me burgosje" të numrit 2 të grupit parlamentar të PD-së, Ervin Salianjit.

5 Tetor 2024, 10:42 Nga r.ll
"Ka grabitur prona shtetërore me firmë të Veliajt dhe
genta vangjeli

TIRANË- Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka dhënë një deklaratë për mediat mëngjesin e sotëm. 

Vangjeli ka akuzuar deputetin socialist, Fatmir Xhafaj se është autori i "hakmarrjes me burgosje" të numrit 2 të grupit parlamentar të PD-së, Ervin Salianjit. Ajo shprehet se Xhafaj është i përfshirë në skandale korruptive dhe pastrime parash, bashkë me kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.

“I gjithë operacioni u ndërtua mbi kompanitë e të afërmit të Xhafës”, tha Vagjeli, ku rreshtoi dhe disa investime në sektorin e ndërtimit në kryeqytet, pas të cilave, sipas saj, qëndron ish-ministri i Brendshëm.

DEKLARATA E PLOTË:

Fatmir Xhafaj, autori i hakmarrjes me burgosje të numrit 2 të grupit parlamentar të PD, Ervin Salijanji u denoncua pak ditë më parë nga emisioni investigativ ‘Plug’.

Skandale korruptive e pastrim parash, ku rezultojnë të përfshirë kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj,  ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Km Edi Rama. I gjithë operacioni u ndërtua mbi kompanitë e të afërmit të Xhafës.

Prona shtetërore të grabitura me firmë të Erjon Veliaj dhe Fatmir Xhafajt, në një operacion të dyshuar korruptiv dhe me lejet e ndërtimit të miratiuara nga Edi Rama.

Bëhet fjalë për:

1. Ndërtimin e kompleksit ‘Square 21’ me adresë në rrugën e Kavajës në Tiranë, mbi truall dhe godina shtetërore, dhe më pas me një angazhim personal të Veliajt dhe Fatmir Xhafajt, u krye dhe kopsitja e dokumenteve.

2. Ndërtimin e ‘Eye of Tirana’ mbi truall shtetëror dhe legjitimimi i 7 kateve pa leje të ndërtuara nga njeriu i Fatmir Xhafajt.

3. Ndërtimin e kullës 25 kate tek komuna e Parisit dhe miratimi i lejes së ndërtimit për subjektin ‘Unico Constrution’ shpk blerë me vlerë simbolike nga i afërmi i Fatmir Xhafajt.

4. Ndërtimin në 320 mijë metra katror te diga e liqenit, nga subjekti ‘BUILDING CONSTRUCTION INVEST’, gjithashtu kompani e blerë nga njeriu i Xhafajt.

5. Ndërtimin e strukturës akomuduese me aplikues investitorin strategjik ‘Klais shpk’ në pronësi të të afërmit të Fatmir Xhafajt , përjashtuar për 10 vite nga pagesa e tatim fitimit, taksat e pronës, edhe nga taksa për ndikimin në infrastrukture, i cili do të paguajë vetëm 6 % TVSH.

Pra njeriu i Fatmir Xhafajt, i atakuar publikisht nga kryeministri, shndërrohet po  me bekimin e tij në përfituesin më të madh të lejeve për kulla dhe favoreve shtetërore

Në burg duhet të ishte jo Ervin Salijani, por Fatmir Xhafaj së bashku me prestanomet e tij përmes të cilëve pastron para.

Për shkak të vëllait të tij trafikant ndërkombëtar droge të dënuar nga drejtësia italiane, Fatmir Xhafaj duhej të ishte nën hetim pasuror financiar siç e parashikon ligji antimafia dhe jo në krye të komisionit të ashtuquajtur “antikorrupsion” e as në pozicionin për të thirrur në raportim të gjitha institucionet e asaj që quhet “drejtësia e re”.

Refuzimi i drejtuesve të institucioneve të drejtësisë për t`u paraqitur para Fatmir Xhafajt është një gjysmë hapi në drejtimin e duhur i cili do të ishte i kotë, nëse Fatmir Xhafaj nuk merret nën hetim për të kuptuar burimin e pasurive të tij.

genta vangjeli fatmir xhafaj

Sondazh

Poll