Politike

Shqipëria zyrtarisht me ambasadë në Ukrainë, Ernal Filo dorëzon letrat kredenciale

Zëvendësministri i Jashtëm e uroi Filon për nisjen e misionit të tij diplomatik dhe përshëndeti vendimin e qeverisë shqiptare për të hapur ambasadën.

4 Tetor 2024, 20:23 Nga r.ll
Shqipëria zyrtarisht me ambasadë në Ukrainë, Ernal Filo
ernal filo, yevhen perebijni

UKRAINË- Shqipëria do të ketë tashmë zyrtarisht ambasadën e saj në Ukrainë, drejtues i së cilës do të jetë, Ernal Filo. Ky i fundit i ka dorëzuar letrat kredenciale zv/ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Yevhen Perebiynis.  Zëvendësministri i Jashtëm e uroi Filon për nisjen e misionit të tij diplomatik dhe përshëndeti vendimin e qeverisë shqiptare për të hapur ambasadën.

“Ky është një hap historik në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes Ukrainës dhe Shqipërisë”, tha ai. Perebijnis shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë në luftën kundër Rusisë.

“Ata diskutuan për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Formulën e Paqes së Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, mbështetjen e vendit për anëtarësimin e Ukrainës në NATO si dhe ndërveprimin e dy shteteve në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian”, njoftoi ministria e Jashtme ukrainase.

Shqipëria ka qenë prezente në Ukrainë më parë nëpërmjet konsullatës, e cila u bombardua nga sulmet ruse, por tashmë është vendosur zyrtarisht që të ketë ambasadë. 

ernal filo ambasada shqiptare ne ukraine

Sondazh

Poll