Politike

‘7 tetori po afron’/ Berisha: Pa votën e lirë, dinjiteti njerëzor nuk ekziston! PD e betuar për çdo sakrificë

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se 7 tetori po afron dhe se kjo është beteja qytetare më e rëndësishme e 32 viteve.

4 Tetor 2024, 20:10 Nga N.F
‘7 tetori po afron’/ Berisha: Pa votën e lirë, dinjiteti
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë ballkonit të banesës së tij. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se 7 tetori po afron dhe se kjo është beteja qytetare më e rëndësishme e 32 viteve.

Ai më tej tha se kjo është beteja e guximtarëve për dinjitetin e tyre, për lirinë e tyre, për votën e lirë. Berisha shtoi se ky është misioni më i rëndësishmi dhe se PD nuk do të zhgënjejë kurrë shqiptarët.

"Zonja dhe zotërinj, 7 tetori, ora 18 ditën e hënë po afron. Dhe kjo është beteja qytetare më e rëndësishme e 32 viteve. Kjo është beteja e guximtarëve për dinjitetin e tyre, për lirinë e tyre, për votën e lirë. Të dashur miq, pa votë të lirë nuk ka njeri të lirë. Pa votën e lirë dinjiteti njerëzor nuk ekziston. Pa votën e lirë, fatin tënd e ka në duar të zeza të tjerë.

Pa votën e lirë, kombi nuk ka sovranitet të brëndshënm, por është thjesht një shumësi e shtypur e narkodiktatorit, Edi Rama. Pa votën e lirë nuk ka të ardhme në vendin ku ke lindur, nuk ka të ardhme për të rintjë, për fëmijët tanë.

Pa votën e lirë liria kombëtare është një shkretëtirë pa bimë, është një shkretëtirë e vdekur, e zbrazur. Theksova këto fjalë vetëm e vetëm për të bërë të qartë se çfarë rëndësie jetike, çfarë rëndësie vendimtare ka beteja jonë për votën e lirë.

Ndaj edhe, në këtë mision më i rëndësishmi në të eksiztencën e saj, PD nuk do të zhgënjejë kurrë shqiptarët. PD nis këtë mision e vendosur për çdo sakrificë. PD nis misionin e rikthimit të votës së lirë tek shqiptarët. E betuar për çdo sakrificë, e gatshme për çdo sakrificë," tha Berisha.

Ai më tej i tha Ramës që ta harroje se mund të luajë më me votën e shqiptarëve. Sipas Berishës ata nuk do të ndalen të hënë deri në  rikthimin e votës së lirë.

"I them Edi Ramës, harroje se mund të luash më, kurrë, me votën e shqiptarëve. Harroje Edi Rama, se mund të ekzekutosh votën e shqiptarëve me patronazhistët e tu, terroristë të saj. Se mund të ekzekutosh votën e shqiptarëve me vrasësit serialë, me bandat e drogës dhe krimit, familjet mafioze. Se mund të ekzekutosh votën e shqiptarëve me shtetin tënd elektoral narkoshtet.

Se mund të ekzekutosh me votën e shqiptarëve duke derdhur qindra e miliona narkoeuro për të blerë atë. Edi Rama kjo betejë është për jetën ose vdekjen e votës së lirë, dhe ne kurrë nuk dorëzohemi! Edi Rama, dije mirë se fillon të hënën, por nuk ndalet kurrë gjer në rikthimin e votës së lirë. Ky është mision i shenjtë, ky është mision njerëzor, ky është mision demokratik, ky është mision kushtetues, ky është mision kombëtar. Ne do i dalim Zot!" shtoi ai.

berisha protesta e 7 tetorit 2024

Sondazh

Poll