Politike

Protesta e 7 tetorit/ Kryetarët e degëve dhe drejtuesit politikë takim në selinë e PD, kërkesa e strukturave të partisë: Mos të ketë fjalime

Sipas raportimeve, në mbledhje është diskutuar për strategjinë e protestës së të hënës, format e organizimit të saj, si dhe angazhimi i degëve të partisë për pjesëmarrje masive në datën 7 tetor.

4 Tetor 2024, 20:50 Nga r.ll
Protesta e 7 tetorit/ Kryetarët e degëve dhe drejtuesit politikë
foto ilustruese

TIRANË- Pasditen e sotme në selinë blu u zhvillua një takim për organizimin e protestës të thirrur nga opozita dhe që do të mbahet më 7 tetor. Në këtë takim ishin të pranishëm drejtuesit politik, kryetarët e degëve të PD-së. Gjithashtu ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka dhe kryetari i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi.

Sipas raportimeve, në mbledhje është diskutuar për strategjinë e protestës së të hënës, format e organizimit të saj, si dhe angazhimi i degëve të partisë për pjesëmarrje masive në datën 7 tetor.

Kryetarët e degëve kanë raportuar se strukturat e partisë kanë kërkuar që në protestë të mos ketë fjalime, por ajo të jetë e organizuar si fillesa e mosbindjes civile. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka sqaruar se e hëna është dita e protestës për gjithçka Edi Rama i ka bërë Shqipërisë në 12 vjet.

“Asgjësimi i zgjedhjeve të lira, burgosja politike e liderit të opozitës Sali Berisha, kërkesa për Qeveri Teknike, varfëria dhe papunësia, janë motive të mjaftueshme që qytetarët të derdhen lum atë ditë në protestë”- mësohet të jetë shprehur Flamur Noka. 

Të hënën në orën 18:00, PD ka thirrur një protestë kombëtare dhe që fillon nga Kryeministria dhe shtrihet në të gjithë Tiranën, ndërsa kanë paralajmëruar edhe bllokim të rruugëve në të gjithë kryeqytetin.

protesta e 7 tetorit selia e pd

Sondazh

Poll