Politike

Qëndrimi i Niko Peleshit për protestën e opozitës, Bardhi: Kushtetuta u gris për llogari të Xhaçkës

Po ashtu Bardhi thekson se përrallat me 140 vota për Reformën në Drejtësi, të thënë nga goja e tyre që kanë zhbërë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, provojnë sesa të paftyrë që janë.

4 Tetor 2024, 14:40 Nga I.A
Qëndrimi i Niko Peleshit për protestën e opozitës, Bardhi:
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ka kthyer përgjigje kolegut socialist Niko Peleshi, i cili theksoi se nuk mund të protestohet për një vendim gjykatë. Bardhi me anë të një reagimi në rrjetet sociale, shkruan se socialistët kanë grisur 2 herë Kushtetutën për llogari të Olta Xhaçkës. Po ashtu Bardhi thekson se përrallat me 140 vota për Reformën në Drejtësi, të thënë nga goja e tyre që kanë zhbërë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, provojnë sesa të paftyrë që janë.

Reagimi i Plotë:

Nuk ka vendim më të lartë përfundimtar dhe pa asnjë mundësi rishikimi sesa vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Partia Socialiste refuzoi 2 herë zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke mos pranuar të dorëzojë para drejtësisë bashkëpunëtoren e Edi Ramës, ish-ministren dhe deputeten Olta Xhaçka. Nga ky moment, përrallat me 140 vota për Reformën në Drejtësi, përrallat me respektin ndaj drejtësisë së pavarur apo vendimet e gjykatave, të thënë nga goja e tyre që kanë zhbërë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, provojnë sesa të paftyrë që janë.

Nuk mund të ketë një drejtësi me telekomand kundër opozitës, dhe një drejtësi që injorohet kur godet bashkëpunëtorët e Edi Ramës. Që nga momenti që Kushtetuta u gris për llogari të korrupsionit të Olta Xhaçkës, çdo grimcë e respektit ndaj shtetit ligjor, zhduket. Është detyrë dhe mision i opozitës që të reagojë ndaj tentativës së Partisë Socialiste për të zhbërë shtetin ligjor, dhe për të instaluar shtetin personal të Edi Ramës.

gazment bardhi niko peleshi

Sondazh

Poll