Sport

Festimi i shumëpërfolur i Merih Demiral në Euro 2024 bëhet statujë në Turqi: imazhet

Kryebashkiaku i atij qyteti Tanju Özcan e përcaktoi gjestin e Demiral si një simbol të identitetit turk dhe jo një referencë për partinë ultranacionaliste MHP

5 Tetor 2024, 07:30 Nga DOSJA

Festimi i shumëpërfolur i Merih Demiral në Euro 2024 bëhet

TURQI - Qyteti i Bolu i kushtoi një statujë mbrojtësit Merih Demiral. Skulptura që përshkruan festimin e diskutueshëm të ndërkombëtarit turk në Kampionatin e fundit Evropian u prezantua sot.

Bëhet fjalë për "përshëndetjen e Ujqërve Gri" pas golit të tij të dytë kundër Austrisë në raundin e 16-të të Kampionatit Evropian 2024 në Gjermani, e cila gjithashtu i kushtoi atij një dënim me dy ndeshje nga UEFA.

Megjithatë, kryebashkiaku i atij qyteti Tanju Özcan nuk e ndan këtë mendim, duke e përcaktuar gjestin e Demiral si një simbol të identitetit turk dhe jo një referencë për partinë ultranacionaliste MHP. Prandaj lindi ideja e krijimit të një statuje ‘ad hoc’ që ndau mediat sociale.

UEFA ka vendosur zyrtarisht të pezullojë me dy ndeshje futbollistin turk, Merih Demiral, pasi mbrojtësi kishte treguar gjeste nacionaliste politike.

Ndërkohë, mbrojtësi Demiral, është thirrur nga trajneri Vincenzo Montella në kombëtare për ndeshjet e radhës të Turqisë kundër Malit të Zi dhe Islandës, ndeshje të vlefshme për Ligën B të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll