Sport

VIDEO / Napoli mund Comon dhe merr kreun e Serisë A!

I jashtëzakonshëm Romelu Lukaku, autor i një goli dhe dy asisteve, ndërsa MacTominay realizoi golin e tij të parë në Serinë A pas vetëm 26 sekondash lojë.

4 Tetor 2024, 23:53 Nga DOSJA
VIDEO / Napoli mund Comon dhe merr kreun e Serisë A!

ITALI - Napoli do të jetë në krye të Serisë A edhe pas përfundimit të të gjitha ndeshjeve të javës së shtatë. Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte mposhti 3-1 Comon në takimin hapës të këtij raundi, duke krijuar një shkëputje prej katër pikësh me Juventusin, ndjekësin më të afërt.

I jashtëzakonshëm Romelu Lukaku, autor i një goli dhe dy asisteve, ndërsa MacTominay realizoi golin e tij të parë në Serinë A pas vetëm 26 sekondash lojë.

Në fundin e pjesës së parë, goli i Strefezzas u vlejti vetëm për statistikë miqve nga Como. Gjatë pjesës së dytë Romelu Lukaku shndërroi në gol një 11-metërsh, ndërsa pak para fundit (86’) asistoi David Neres për golin e rezultatit përfundimtar 3-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll