Sport

Kafshoi kundërshtarin, dënohet me 8 ndeshje futbollisti i Premier League!

Osmajic më pas e kapi mbrojtësin, i cili është në huazim nga Liverpooli dhe nga pamjet u shfaq se e kafshoi atë prapa qafës. Përfaqësuesi i Malit të Zi më pas ishte akuzuar nga Federata e Futbollit të Anglisë për sjellje të dhunshme pas kafshimit të lojtarit kundërshtar.

4 Tetor 2024, 17:18 Nga DOSJA
Kafshoi kundërshtarin, dënohet me 8 ndeshje futbollisti i Premier

ANGLI - Ylli i Preston North End, Milutin Osmajic, ka marrë një dënim të rëndë nga Federata e Futbollit të Anglisë pasi ka pranuar akuzën për sjellje të dhunshme gjatë barazimit 0-0 ndaj Blackburn Rovers. Incidenti ndodhi në momentet e fundit të pjesës së dytë, menjëherë pasi lojtari i Blackburnit, Owen Beck, e goditi mesfushorin e Prestonit, Duane Holmes.

Osmajic më pas e kapi mbrojtësin, i cili është në huazim nga Liverpooli dhe nga pamjet u shfaq se e kafshoi atë prapa qafës. Përfaqësuesi i Malit të Zi më pas ishte akuzuar nga Federata e Futbollit të Anglisë për sjellje të dhunshme pas kafshimit të lojtarit kundërshtar.

Teksa FA nuk kishte vendosur ende një dënim formal pasi sipas rregullave të tyre Osmajic ishte i lirë që të vazhdonte të luante dhe shënoi dy gola në fitoren me rezultat 3-0 ndaj Watfordit të mërkurën. Tani, Federata e Futbollit të Anglisë ka njoftuar se sulmuesit i është dhënë një dënim prej tetë ndeshjesh pezullim me efekt të menjëhershëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll