Sport

Dinamo mund lehtësisht Laçin që zyrtarisht është në krizë!

Skuadra kurbinase, pësoi humbjen e tretë radhazi dhe të pestën në total në kampionat pikërisht në javën e shtatë të Kategorisë Superiore.

4 Tetor 2024, 22:23 Nga DOSJA
Dinamo mund lehtësisht Laçin që zyrtarisht është

ELBASAN - Laçi nuk ka fuqi ta ngrejë kokën edhe pas largimit të Armando Cungut. Skuadra kurbinase, pësoi humbjen e tretë radhazi dhe të pestën në total në kampionat pikërisht në javën e shtatë të Kategorisë Superiore. Fatin për t’u ndeshur me Laçin e kishte Dinamo, që iu imponua këtij kundërshtari me rezultatin 2-1 në takimin e luajtur në “Elbasan Arena”.

Blutë e kryeqytetit realizuan nga një gol në çdo pjesë dhe fakti që nuk shënuan më shumë është për meritë të portierit Dajsinani. Goli i parë mban firmën e Itodos në minutën e 22-të, për të ardhur më pas te goli i Zabërgjës në minutën e 55-të.

Në kohën shtesë Laçi fitoi një 11-metërsh, por pas verifikimit të pamjeve në sistemin VAR kryesori vendosi për goditje këndi. Gjithsesi, në minutën e 9-të shtesë kurbinasit shkurtuan diferencën në 2-1, po pa shmangur humbjen.

Dinamo me këtë fitore ngjitet e para me 14 pikë, një më shumë se Vllaznia, që luan me Elbasanin në “Loro Boriçi”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll