Sport

VIDEO / Sadiku ja merr dorën Indisë, shënon dy herë në barazimin 3-3!

Ai ka shfaqur një formë shumë të mirë në sfidën e kampionatit indian mes Goas dhe North East Utd, të mbyllur në barazim 3-3.

4 Tetor 2024, 22:26 Nga DOSJA
VIDEO / Sadiku ja merr dorën Indisë, shënon dy herë në

INDI - Armando Sadiku nuk grumbullohet prej vitesh në Kombëtare, megjithatë sulmuesi 33-vjeçar nuk e ka humbur instiktin e golit.

Ai ka shfaqur një formë shumë të mirë në sfidën e kampionatit indian mes Goas dhe North East Utd, të mbyllur në barazim 3-3. Të parët shënuan miqtë, por Sadiku me dy gola të njëpasnjëshëm në fundin e pjesës së parë dhe të fillim të së dytës përmbysi përkohësisht rezultatin në 2-1.

Në minutat në vazhdim kundërshtarët e Sadikut kthyen në favorin e tyre rezultatin (2-3), por në fund i shqiptarit gjeti golin e barazimit.

33-vjeçari është kthyer në një pikë kyçe për ekipin indian të Goa-s, me të cilët u bashkua këtë merkato verore.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll