Aktualitet

Fieri preket nga reshjet e dendura të shiut/ Rritet ndjeshëm niveli i Gjanicës, raportohet për ndotje të ajrit nga lumi

Sipas raportimeve, disa kompani nafte shfrytëzojnë ditët që ka reshje të dendura shiu për të derdhur hidrokarbure në lumin që kalon përmes qytetit.

4 Tetor 2024, 21:09 Nga r.ll
Fieri preket nga reshjet e dendura të shiut/ Rritet ndjeshëm niveli i
foto ilustruese

FIER- Qyteti i Fierit ashtu si shumë qytete të tjera në vend është prekur nga moti i keq. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë një rritje të ndjeshme të nivelit të ujit në lumin Gjanica, si dhe një ndotje alarmante të shoqëruar me një aromë të rëndë.

Sipas raportimeve, disa kompani nafte shfrytëzojnë ditët që ka reshje të dendura shiu për të derdhur hidrokarbure në lumin që kalon përmes qytetit.

lumi i gjanices permbytjet ne fier

Sondazh

Poll