Aktualitet

Gjendet i pajetë një person në Korçë, dyshohet se është përplasur nga një automjet

Viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

4 Tetor 2024, 19:27 Nga r.ll
Gjendet i pajetë një person në Korçë, dyshohet se
foto ilustruese

KORÇË- Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Leshnicë. 

Dyshohet se viktima mund të jetë përplasur nga një automjet dhe se shoferi pas aksidentit është arratisur nga vendngjarja.

Viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

korce

Sondazh

Poll