Aktualitet

Një 40-vjeçar u gjet i pajetë në aksin Korçë-Pogradec, policia: Po ushtrohen kontrollet në servise dhe fshatra për gjetjen e automjetit që e ka aksidentuar

Sipas informacioneve policore, viktima ishte i moshës 40-vjeçare, ndërsa nga veprimet e para të kryera në vendin e ngjarjes, dyshohet që viktima të jetë aksidentuar nga një mjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

4 Tetor 2024, 20:16 Nga r.ll
Një 40-vjeçar u gjet i pajetë në aksin
foto ilustruese

POGRADEC- Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e raportuar pak më herët, ku një person ishte gjetur i pajetë në aksin rrugor "Korçë-Pogradec",  në vendin e quajtur  “Ura e Leshnicës”. 

Sipas informacioneve policore, viktima ishte i moshës 40-vjeçare, ndërsa nga veprimet e para të kryera në vendin e ngjarjes, dyshohet që viktima të jetë aksidentuar nga një mjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në servise dhe ambiente të ndryshme  në të gjithë aksin rrugor Korçë – Pogradec dhe në fshatrat përreth, me qëllim gjetjen e automjetit dhe arrestimin e  drejtuesit të tij.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Pogradec/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:25, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec",  në vendin e quajtur “Ura e Leshnicës” është gjetur i pa jetë shtetasi  F. P. 40 vjeç, banues në Petrushë. 

Nga veprimet e para të kryera në vendin e ngjarjes dhe këqyrja paraprake e trupit dyshohet të jetë aksidentuar nga një mjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave  të ngjarjes, identifikimin e mjetit dhe  drejtuesit të tij që dyshohet se ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin F.P.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në servise dhe ambiente të ndryshme në të gjithë aksin rrugor Korçë – Pogradec dhe në fshatrat përreth, me qëllim gjetjen e automjetit dhe arrestimin e  drejtuesit të tij.

aksident ne korce

Sondazh

Poll