Aktualitet

VIDEO/ Situatë alarmante në Vlorë! Rrjedha e ujit merr para një qytetare, banesat nën pushtetin e ujërave dhe baltës

Pak më herët kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha tha se situata paraqitej kritike dhe njoftoi se janë evakuar rreth 30 familje nga banesat e tyre.

4 Tetor 2024, 19:27 Nga r.ll
VIDEO/ Situatë alarmante në Vlorë! Rrjedha e ujit merr para
uji

VLORË- Në Vlorë situata paraqitet alarmante në disa zona për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin që në orët e para të mëngjesit dhe reshjeve të dendura të shiut. 

Siç shihet në videon e mëposhtme, të siguruar nga Dosja.al rrjedha e ujit që ka përfshirë rrugët ka marrë përpara një qytetare. Ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore pas kësaj ngjarje. 

Pak më herët kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha tha se situata paraqitej kritike dhe njoftoi se janë evakuar rreth 30 familje nga banesat e tyre. Shkak është bërë niveli i lartë ujit në banesë, siç shihet nga një tjetër video të postuar nga "JOQ". 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Dëmet e shkaktuar nga përmbytjet dhe moti llogariten të jenë shumë, por fatmirësisht nuk ka pasur raportime për viktima apo të zhdukur. 

permbytjet ne vlore

Sondazh

Poll