Aktualitet

Aksident në aksin Durrës-Rrogozhinë/ Trajleri humb kontrollin dhe përplaset me barrierat, shoferi përfundon në spital

Mësohet se një trailer ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat ndarëse të rrugës.

2 Tetor 2024, 16:51 Nga E. D
Aksident në aksin Durrës-Rrogozhinë/ Trajleri humb kontrollin dhe
pamje nga vendngjarja

DURRËS- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Durrës-Rrogozhinë. Mësohet se një trailer ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat ndarëse të rrugës.

Gjithashtu shoferi i mjetit është shoqëruar në spitalin e Kavajës, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia, për të hetuar dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.

aksident ne durres

Sondazh

Poll