2 Tetor 2024, 11:41
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- GJKKO ka ndarë nga çështja e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako 5 të akuzuar duke ia kaluar dosjen e tyre për shqyrtim gjykatës lokale. Bëhet me dije se GJKKO shpalli moskompetencë për Ferzilet Hajdëri, Adnand Toçila, Diana Dedja, Bashkim Salillari dhe Hanza Reka, të cilët kërkuan gjykim të zakonshëm dhe të ndahej çështja nga Vangjush Dako.
Për ta u vendos kalimi i dosjes në Gjykatën e Durrësit, si gjykatë kompetente për të shqyrtuar çështjen ndaj tyre, të akuzuar për shpërdorim detyre. Ndërkohë, mbeten në GJKKO dosja për ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, Fiqiri Farruku, Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.
Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste. Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë. Ai u arrestua në muajin qershor të vitit 2023 me urdhër të SPAK dhe u la i lirë në shkurt të këtij viti, pasi Prokuroria e Posaçme nuk arriti të përfundojë hetimet brenda afateve.
gjkko
Aktualitet
2 Tetor 2024, 11:33
M.B
Fatmir Mediu
TIRANA- Pas tre orësh ka përfunduar seanca gjyqësore për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu për dosjen &ldq...
Aktualitet
2 Tetor 2024, 11:24
M.B
Droga
ITALIA- Policia italiane finalizoi dy operacione në zonën e Milanos, duke çuar në sekuestrimin e një ngarkese m...
Aktualitet
2 Tetor 2024, 10:33
M.B
Fatmir Mediu
TIRANA- Vijon në GJKKO gjyqi për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu i cili akuzohet për "shpërdorim det...
Aktualitet
2 Tetor 2024, 10:10
I.A
TIRANË- Mes një liste të shkurtër prej pesë kandidatësh të hënën, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha i p...
Aktualitet
2 Tetor 2024, 09:28
M.B
Foto ilustruese
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 3 prej punonjësv...
Aktualitet
2 Tetor 2024, 08:39
M.B
Foto ilustruese
FIER- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbatuar urdhërin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykat&...
Aktualitet
2 Tetor 2024, 08:09
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë i është përgjigjur kërkesës së autoriteteve greke p...
Aktualitet
2 Tetor 2024, 07:28
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një shqiptar sot pritet që të jetojë mesatarisht rreth 80-vjeç, sipas të dhënave të Kombe...
Aktualitet
2 Tetor 2024, 07:19
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Veriu i Shqipërisë bashkë me Rajonin e Vanit në Turqi rezultojnë të jenë më të varfrit...
Aktualitet
2 Tetor 2024, 07:13
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme p&eu...