2 Tetor 2024, 14:45
Nga I.A
Santiago Malko
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga seanca në Gjykatën e Posaçme për vrasjen e Santiago Malkos. Mësohet se e pranishme në seancë është dhe nëna e Malkos, e cila ka shpërthyer ndaj kreut të grupit Duka, Leonard Duka.
Nëna e Malkos i drejtohet Leonard Dukës: O maskara, ma vrave djalin 25 vjeç, si del aty?
Ndërkohë që Duka në seancën gjyqsore ka kërkuar më shumë kohë të njihet me aktet dhe do japë deklarime seancës e radhës, por prokurori e ka kundërshtuar këtë kërkesë. Por më pas Duka e ka akuzuar prokurorin si të njëanshëm dhe se ka dyshime që do ta dënojë pa fakte.
Leonard Duka: Deklarimet e mia do i jap pasi të njihem me aktet. Do i jap deklarimet një herë tjetër. Dua më shumë kohë.
Prokurori Behar Dibra: E konsideroj si kërkesë të padrejtë. Ne ramë dakord seancën e kaluar që ai te fliste sot.
Mamaja e Santiago: Nuk ka çfarë lexon fare. Burgim me vdekje.
Gjyqtarja Rudina Palloj: Kërcënimet janë të ndaluara në sallë të gjyqit.
Gjykata: Meqenëse i pandehuri shfaqi pëlqim për tu pyetur por kërkoi kohë, vlerëson se nuk mund ta detyrojë atë të pyetet. Është çështje vullneti. Në këto kushte do i jepet kohë.
Avokatja: Sot nuk jemi gati, por seancën e radhës vijojmë prapsimet dhe kur klienti të jetë gati të përgjigjet.
Leonard Duka: Prokurori është i njëanshëm, më akuzon si organizator i vrasjes së Santiago Malkos. Dhe kam venë re qe do të më dënojë…Prokurori mos të korruptohet nga kriminelët e vendit por të bëjë detyrën. Prokurori po kërkon të më dënojë pa fakt pa asgjë.
Leonard Duka u arrestua Bruksel në shkurt të viti 2023 për vrasjen e Santiago Malkos, i cili ishte njeriu i besuar i Ervis Martinaj. Gjate aksionit, policia ndërhyri në lagjen ku jetonte Muhamet Duka, duke hequr me shume se 13 kamera sigurie te vendosura në rrugë. Ervis Martinaj, i cili është i kërkuar nga drejtësia, vazhdon të jetë i zhdukur që prej gushtit të 2022 dhe policia nuk ka asnjë gjurmë të tij./Dosja.al
santiago malko leonard duka
Aktualitet
2 Tetor 2024, 14:27
M.B
Santiago Malko dhe Leonard Duka
TIRANA- Nis seanca në GJKKO për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, paraqitet porositësi, Leonard Duka. K&...
Aktualitet
2 Tetor 2024, 14:16
M.B
Foto ilustruese
MORINË- 48-vjeçari Fatmir Kërtusha, i shpallur në kërkim për një tentativë për vra...
Aktualitet
2 Tetor 2024, 13:29
I.A
Policia e Shtetit
TIRANË- Drejtori i komanduar i Policisë Sokol Bizhga ka mbledhur sot në takim shefat e komisariateve në Tiran&eu...
Aktualitet
2 Tetor 2024, 12:56
I.A
Ilir Proda
TIRANË- Ilir Proda është emëruar ditën e sotme si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shte...
Aktualitet
2 Tetor 2024, 12:24
I.A
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ftesën e Kuvendit për tu bërë pjesë e Komisionit ...
Aktualitet
2 Tetor 2024, 12:07
M.B
Foto ilustruese
FIERI- Dy persona janë arrestuar në Fier psi dyshohet se mashtronin qytetarët duke tërhequr kredi në...
Aktualitet
2 Tetor 2024, 11:41
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- GJKKO ka ndarë nga çështja e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako 5 të akuzuar duke ia...
Aktualitet
2 Tetor 2024, 11:33
M.B
Fatmir Mediu
TIRANA- Pas tre orësh ka përfunduar seanca gjyqësore për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu për dosjen &ldq...
Aktualitet
2 Tetor 2024, 11:24
M.B
Droga
ITALIA- Policia italiane finalizoi dy operacione në zonën e Milanos, duke çuar në sekuestrimin e një ngarkese m...
Aktualitet
2 Tetor 2024, 10:33
M.B
Fatmir Mediu
TIRANA- Vijon në GJKKO gjyqi për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu i cili akuzohet për "shpërdorim det...