Aktualitet

EMRI/ Në kërkim për tentativë vrasje! Po tentonte të largohej nga Morina, arrestohet 48-vjecari

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

2 Tetor 2024, 14:16 Nga M.B
EMRI/ Në kërkim për tentativë vrasje! Po tentonte të
Foto ilustruese

MORINË- 48-vjeçari Fatmir Kërtusha, i shpallur në kërkim për një tentativë për vrasje me armë zjarri, është arrestuar teksa po tentonte të dilte nga Shqipëria nëpërmjet pikës kufitare Morinë. Mësohet se Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tantativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i verifikimeve, koordinimit të punës dhe të informacioneve, me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë, për një shtetas të ndaluar në tentativë për të dalë nga Shqipëria, ndërkohë që ishte në kërkim si autor i dyshuar i një tentative për vrasje me armë zjarri, të kryer një vit më parë, në Durrës, Komisariati i Policisë Durrës vuri në pranga shtetasin Fatmir Kërtusha 48 vjeç, banues në Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tantativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vitin 2023, dyshohet se për shkak të një konflikti për motive të dobëta, në rrugë, në lagjen nr. 8, shtetasi F. K. ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi F. Sh.. Nga të shtënat nuk pati shtetas të dëmtuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

morine

Sondazh

Poll