Sport

Një lojtar i Bayernit, do hetohet për fyerjet e tij ndaj drejtorit të Bayer Leverkusen...

Federata Gjermane e Futbollit hapi një hetim këtë të martë ndaj një portieri të Bayernit, pas ankesave të tij ndaj Simon Rolfes, drejtorit sportiv të klubit kampion të Bundesligës.

1 Tetor 2024, 15:07 Nga DOSJA

Një lojtar i Bayernit, do hetohet për fyerjet e tij ndaj drejtorit

GJERMANI - Këtë të martë, Federata Gjermane e Futbollit (DFB) hapi një hetim ndaj portierit zëvendësues të Bayern Munich, Sven Ulreich, për incidentin gjatë ndeshjes së luajtur nga skuadra e tij të shtunën kundër Bayer Leverkusen.

Ai në fund të ndeshjes, ofendoi drejtorin sportiv të klubit kampion të Bundesligës, Simon Rolfes. Ndeshja përfundoi 1-1.

Sipas raportimeve të mediave lokale këtë të martë, komiteti i kontrollit të DFB-së "po heton" portierin, i cili do t'i "përgjigjet sa më shpejt të jetë e mundur" thirrjes dhe më pas do të vendoset nëse komiteti i kontrollit do të ngrejë akuza kundër tij, apo nëse ai do të të pezullohet procesi.

Ulreich ofendoi drejtorin sportiv të Leverkusen nga pankina e Bayernit të shtunën, megjithëse incidenti nuk u bë publik deri të hënën, pasi një video e incidentit, e filmuar menjëherë pas stolit, u shfaq në rrjetet sociale.

Në sekuencë, portieri fillimisht ankohet për humbjen e supozuar të kohës që ai beson se Leverkusen po ndërmerrte në fund të ndeshjes, dhe më pas shkon te Rolfes për ta fyer atë.

Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga asnjë klub apo nga vetë Ulreich, por Bayern u tha disa mediave gjermane se ai "e dinte që zgjedhja e fjalëve" nga portieri "ishte e pasaktë" dhe kërkoi falje për këtë.

Rolfes, nga ana e tij, i tha gazetës 'Bild' se ai nuk i dëgjoi fyerjet e Ulreich, por paralajmëroi se "të gjithë janë përgjegjës për nivelin e fjalëve të tyre".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 1 Tetor 2024, 11:28

Bardheblutë e koshit e nisin me trofe…

TIRANE - Bardheblutë e Tiranës e nisën sezonin e ri të basketbollit me dy trofe. Ekipi i meshkujve dhe ai i femrave fituan Kupën e Fe...