Sport

Sylvinho përgatitet për një grumbullim me “arrnime”, Shqipërisë i mungojnë titullarët!

Shqipëria do të luajë ndeshjet e dyta në Nations League: në transfertë ndaj Çekisë më 11 tetor, në orën 20:45, dhe tri ditë më vonë ndaj Gjeogjisë, më 14 tetor, ora 18:00.

1 Tetor 2024, 16:00 Nga DOSJA

Sylvinho përgatitet për një grumbullim me “arrnime”,

TIRANE - Gjatë muajit tetor, trajneri Sylvinho do të drejtojë Kombëtaren në dy sfida vendimtare dhe të rëndësishme për fatet e skuadrës kuqezi në Nations League. Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Çekisë më 11 tetor, në orën 20:45, dhe tri ditë më vonë ndaj Gjeogjisë, më 14 tetor, ora 18:00.

Kuqezinjtë do të vijnë në këtë grumbullim pas një fitoreje të rëndësishme me Ukrainën dhe një humbjeje, e para në shtëpi, nën drejtimin e trajnerit brazilian me Gjeorgjinë. Megjithatë ajo që shqetëson në këtë momente trajnerin është gjendja e lojtarëve, ku pritet të kemi mungesa sërish të rëndësishme.

Nëse në ndeshjet e shkuara u dëmtua Gjimshiti dhe Broja dhe nuk ishin të pranishëm, këtë herë ndoshta do të na duhet të bëjmë edhe pa Elseid Hysajn. Zëvendëskapiteni kuqezi, i cili prej një muaji është jashtë listës së skuadrës së Lazios, sigurisht stërvitet, por pa asnjë minut ndeshje dhe një stërvitje jo me ekipin e parë.

Gjithashtu do të jetë problem sulmi. Pa Armando Brojën, i cili është ende në fazë rikuperimi dhe këtë herë ndoshta edhe pa Rei Manajn, gjithashtu i dëmtuar dhe sapo i është bashkuar grupit të klubit të tij në stërvitje. Fakti që nuk është aktivizuar do të thotë se gjendja e tij ende nuk është për të luajtur 90 minuta.

Vlen të theksohet rikthimi i Ernest Muçit në grumbullim, pas mungesës surprizë në dy ndeshjet e shkuara, apo edhe i Uzunit, i cili jo vetëm po bën mirë me Granadën, por nisur nga emergjenca e repartit ofensiv, do të jetë një aleternative e vlefshme.

Megjithatë do të ketë edhe një javë kohë për të kuptuar se cilët janë gati dhe cilët jo, për këto dy ndeshje që do të vendosin shumë për objektivin e Kombëtares kuqezi në Ligën e Kombeve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 1 Tetor 2024, 11:28

Bardheblutë e koshit e nisin me trofe…

TIRANE - Bardheblutë e Tiranës e nisën sezonin e ri të basketbollit me dy trofe. Ekipi i meshkujve dhe ai i femrave fituan Kupën e Fe...