Sport

VIDEO/ Pamje të turpshme dhune në një miqësore Ekuador - Argjentinë për U-15!

Një përleshje e madhe mes lojtarëve të rinj të skuadrave 'kadete' të Argjentinës dhe Ekuadorit la një imazh të keq me shtytje, shkelma, grushta e deri edhe kërcënime për goditje me flamurin e këndit .

1 Tetor 2024, 14:46 Nga DOSJA

VIDEO/ Pamje të turpshme dhune në një miqësore Ekuador -

EKUADOR - Ndeshja e luajtur në stadiumin Capwell në Guayaquil dhe e cila nuk ishte aspak miqësore, ishte një përballje përgatitore mes dy skuadrave që do të takohen sërish në kampionatin e Amerikës së Jugut U-15, që do të luhet nga data 4 deri më 19 tetor Bolivia (pas shtyrjes për një vit).

Lufta masive nisi pas një ndërhyrje të ashpër të kryer nga një futbollist argjentinas ndaj një rivali, që përfundoi me një karton të kuq të drejtpërdrejtë. Por ky veprim shkaktoi luftë mes dy skuadrave me skena dhune të pajustifikuara dhe të dënueshme që tashmë janë bërë virale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 1 Tetor 2024, 11:28

Bardheblutë e koshit e nisin me trofe…

TIRANE - Bardheblutë e Tiranës e nisën sezonin e ri të basketbollit me dy trofe. Ekipi i meshkujve dhe ai i femrave fituan Kupën e Fe...