Sport

Pas medaljeve olimpike, mundja sjell edhe medaljen e parë për femra...

Albina Drazhi është femra e parë shqiptare që në turneun ndërkombëtarë të mundjes në Zagreb arriti të marrë medaljen e argjendtë.

1 Tetor 2024, 11:37 Nga DOSJA

Pas medaljeve olimpike, mundja sjell edhe medaljen e parë për femra...

KROACI - Pas suksesit në olimpiadën e Parisit, ku për herë të parë sporti i mundjes i solli Shqipërisë medaljet olimpike me dy mundësi Islam Dudaev dhe Cermen Valiev, në turneun e fundit ndërkombëtarë, të zhvilluar në sportin e mundjes, Shqipëria merr edhe medaljen e parë për femra.

Albina Drazhi, tre vite më parë mori fitoren e pare, duke u regjistruar si femra e parë shqiptare që merr një fitore të vetme, ndërkohë që në turneun ndërkombëtarë të Zagrebit arriti të marrë medaljen e argjendtë.

Për këtë sukses mundësja shqiptare zhvilloi 5 ndeshje prej të cilave fitoi 3 dhe humbi 2, duke u ngjitur në shkallën e dytë të podiumit.

Mundja me sa duket po kalon një moment mjaft të mirë, duke qenë se suksese të ngjashme priten të përsëriten, duke qenë se në fund të muajit në Tiranë pritet të zhvillohen dy kampionate botërore U23 nga datat 21-27 tetor dhe për të rritur 28-31 tetor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 1 Tetor 2024, 11:28

Bardheblutë e koshit e nisin me trofe…

TIRANE - Bardheblutë e Tiranës e nisën sezonin e ri të basketbollit me dy trofe. Ekipi i meshkujve dhe ai i femrave fituan Kupën e Fe...