Sport

Kylian Mbappé reagon për lamtumirën e Antoine Griezmann nga kombëtarja

Kylian Mbappé, kapiteni i skuadrës franceze, ka reaguar në një postim në Instagram ndaj njoftimit të pensionimit ndërkombëtar të Antoine Griezmann, “një nga lojtarët më të rëndësishëm të epokës moderne në kombëtaren tonë”, sipas tij.

1 Tetor 2024, 12:30 Nga DOSJA

Kylian Mbappé reagon për lamtumirën e Antoine Griezmann nga

FRANCE - Pas njoftimit të lamtumirës së Antoine Griezmann nga kombëtarja, Kylian Mbappé ka reaguar në llogarinë e tij në Instagram me një mesazh për bashkatdhetarin e tij.

Kapiteni i Bluve ka bërë të ditur në postimin e tij, se e ka kuptuar dhe respektuar vendimin e ish-partnerit të tij tashmë në kombëtare, duke shtuar edhe këto pak fjalë: “Të veshësh këtë fanelë kërkon gjithmonë më shumë, pa sjellë ndonjëherë edhe njohjen që shkon me të.

Ju do të mbeteni përgjithmonë në historinë e ekipit francez. Dhe nuk do ta harroj kurrë nderin dhe kënaqësinë që ishte të luaja përkrah jush për kaq shumë vite. Unë kurrë nuk e kam banalizuar atë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kylian Mbappé (@k.mbappe)

Griezmann dhe Mbappé, dy nga figurat më emblematike të skuadrës franceze në vitet e fundit, kanë krijuar një marrëdhënie të fortë në kombëtare.

Bashkëpunimi i tyre shënoi epokën moderne të Bluve, me një periudhë të shoqëruar nga suksesi, si fitorja në Kupën e Botës 2018 dhe Ligën e Kombeve 2021. Në total, të dy lojtarët kanë luajtur 83 ndeshje së bashku në ekipin francez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 1 Tetor 2024, 11:28

Bardheblutë e koshit e nisin me trofe…

TIRANE - Bardheblutë e Tiranës e nisën sezonin e ri të basketbollit me dy trofe. Ekipi i meshkujve dhe ai i femrave fituan Kupën e Fe...