Sport

Bardheblutë e koshit e nisin me trofe…

Basketbolli i Tiranës starton me 2 trofe, meshkuj dhe femrave

1 Tetor 2024, 11:28 Nga DOSJA

Bardheblutë e koshit e nisin me trofe…

TIRANE - Bardheblutë e Tiranës e nisën sezonin e ri të basketbollit me dy trofe. Ekipi i meshkujve dhe ai i femrave fituan Kupën e Federatës, që u  mbajt në Elbasan.

Tirana e djemve mundi 88-86 Besëlidhjen në një ndeshje të luftuar dhe që shkoi në shtesë. Sukses i merituar edhe për vajzat e Tiranës së Mirza Alibegajt, që fituan 84-63 ndaj Flamurtarit. Vajzat bardheblu ishin më dominuese gjatë pjesës së dytë.

Kupa e Federatës është një aktivitet që vlen edhe për të parë gjendjen e ekipeve para nisjes së kampionatit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll