1 Tetor 2024, 12:28
Nga I.A
Ambasada e SHBA
TIRANË- Ambasada Amerikane ka reaguar pas tensioneve të ditës së kaluar në Kuvend. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada thekson se është e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur gjatë seancës së djeshme plenare. Po ashtu ambasada thekson se palët e përfshira duhet të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të angazhohen në dialog konstruktiv.
Postimi i Plotë:
Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike.
Çfarë ndodhi dje?
Burgosja e deputetit Ervin Salianji ka risjell kaos në jetën parlamentare dhe politike në vendin tonë. Në hapje të seancës plenare nga kryetarja e Kuvendit, deputetët demokratë u mblodhën rreth foltores, ndërsa pjesa ku ulen ministrat u rrethua nga punonjësit e Gardës. Ndërkohë teksa Spiropali po lexonte vendimin për heqjen e mandatit të Salianjit, në një moment deputeti dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi hodhi këmbën e karriges, e cila kaloi mbi kokën e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali. Pas kësaj, opozita nxorri jashtë karriget e tyre dhe iu vunë flakën. Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se janë aty jo për karriget e tyre por për të mbrojtur interesin publik. Ai shtoi se nuk kanë djegur mandatet, pasi nuk shmangen nga beteja e tyre.
ambasada amerikane
Politike
1 Tetor 2024, 12:21
M.B
Flamur Noka
TIRANA- Federata e Opozitës po zhvillon takim në selinë e Partisë Demokratike. Takimi po drejtohet nga Sekretari ...
Politike
1 Tetor 2024, 12:07
M.B
Zjarri para Kuvendit
TIRANA- Pas paralajmërimit të bërë pak orë më parë nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha,...
Politike
1 Tetor 2024, 11:57
M.B
Gazment Bejtja
TIRANA- Pavarësisht bojkotit të opozitës, mazhoranca vijon mbledhjen në Komisionin Hetimor për koncesione...
Politike
1 Tetor 2024, 11:32
M.B
Plarent Ndreca
TIRANA- Zv.Kryetari i Komisionit Hetormor për të Shëndetësisë, Plarent Ndreca, ka marrë drejtimin e mbled...
Politike
1 Tetor 2024, 11:15
I.A
Besnik Hoxha
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka thirrur sot për të marrë në pyetje ish-gjyqtarin e Tiranës Besnik Ho...
Politike
1 Tetor 2024, 11:24
M.B
Albana Vokshi
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht Kryetarja e Komisionit Hetimor të Shëndetësis&eum...
Politike
1 Tetor 2024, 11:00
I.A
Marco Tarquinio
TIRANË- Parlamenti Europian ka vendosur që të dërgojë në vendin tonë në fund të këtij mua...
Politike
1 Tetor 2024, 11:00
M.B
Kuvendi
TIRANA- Partia Socialiste ka depozituar në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD-së...
Politike
1 Tetor 2024, 10:43
I.A
Silvio Gonzato
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Silvio Gonzato ka komentuar kaosin e krijuar ditën e djeshme n&eu...
Politike
1 Tetor 2024, 10:30
I.A
Komisioni
TIRANË- Komisioni për Politikën e Jashtme ka nisur mbledhjen ditën e sotme pa prezencën e Opozitës. Siç shih...