Politike

PD bojkotoi Komisionin e Shëndetësisë, vijojnë dëshmitë, ish-anëtari i Komisionit të Ofertave të Koncesionit të Check-Up: Kishte vdekshmëri të lartë të parakohshme

Konkretisht ai u pyet në lidhje me analizat dhe shkaqet përse këto koncesione ishin të nevojshme dhe në veçanti ai Check-Up.

1 Tetor 2024, 11:57 Nga M.B
PD bojkotoi Komisionin e Shëndetësisë, vijojnë
Gazment Bejtja

TIRANA- Pavarësisht bojkotit të opozitës, mazhoranca vijon mbledhjen në Komisionin Hetimor për koncesionet në Shëndetësi. Anëtarët, përfaqësues të mazhorancës kanë vijuar me pyetje ndaj ish-anëtarit të Komisionit të Ofertave të Koncesionit të Check-Up, Gazment Bejtja, i cili ka dëshmuar sot. Konkretisht ai u pyet në lidhje me analizat dhe shkaqet përse këto koncesione ishin të nevojshme dhe në veçanti ai Check-Up.

Bejtja tha se problematikë e kohës ishin përqindjet e lartë të vdekshmërisë së parakohshme, për shkak të problemeve kardiovaskulare të popullatës, në veçanti ato të moshës 60-vjeç e sipër, por edhe problematikat me qendrat shëndetësore, infermierët apo dhe mjeku i familjes.

“Kishte shumë vdekshmëri të parakohshme nga analizat e bëra. Kryesisht nga ato të problemeve kardiovaskulare, të moshave 60-65 vjeç. Kam qenë anëtar i komisionit të kontrollit bazë, përgatitja e procedurave dhe realizimit të garës.

Qëllim ishte parandalimi i vdekjeve te parakohshme, si objekti edhe i OKB-së. Duke përcaktuar rreziqe e shenja të hershme, për t’i parandaluar. Objektiva të tjera madhore ishin ato te sistemit qytetar-mjek familjeje. Në atë kohë vetëm 25% e problemeve zgjidheshin nga mjeku familjes, ndërkohë që duhej të zgjidhej mbi 70 për qind”, tha ai.

komisioni i shendetesise

Sondazh

Poll