Politike

Përplasja me Nokën në Kuvend, Koçi: Veprime të stilit guerril, nuk kanë për qëllim mbrojtjen e Salianjit por presionin ndaj drejtësisë

Gjatë tensioneve dhe debatit mes tyre, në një moment Noka e ka shtyrë Koçin duke e prekur në krah. Kjo e detyroi kryeparlamentaren Spiropali që ta përjashtonte demokratin nga seanca.

30 Shtator 2024, 22:23 Nga r.ll
Përplasja me Nokën në Kuvend, Koçi: Veprime të stilit
petro koci, flamur noka

TIRANË- Një përplasje mes deputetit demokrat, Flamur Noka dhe deputetit socialist, Petro Koçi është regjistruar në seancën e sotme plenare, e cila nuk zgjati më shumë se 20 minuta për shkak të protestës së opozitës. 

Lidhur me incidentin ka ardhur një reagim dhe nga deputeti socialist, ku shprehet se veprimet e opozitës në Kuvend nuk kanë për qëllim mbrojtjen e Salianjit, por sipas tij, presionin ndaj drejtësisë që të tërhiqet nga gjykimi për Sali Berishën. 

REAGIMI I PLOTË:

Sot serish PD deshmoi se nga dikur regjim gangsteresh ka mbetur parti gangsteresh. Reagimi i tyre verteton se rasti Babale nuk eshte produkt vetem i aventurizmit dhe mendjelehtesise por nje intrige ku jane perfshire nivele me pergjegjesi te larta politike ne PD. Kjo bashkefajesi shkakton veprime te papergjegjshme. Nderkohe veprimet e stilit guerril nuk kane per qellim mbrojtjen e Salianjit por presionin ndaj drejtesise qe te terhiqet nga gjykimi objektiv ndaj Sali Berishes, i cili po perpiqet te beje biznes me burgun e deputetit te vet.

Gjatë tensioneve dhe debatit mes tyre, në një moment Noka e ka shtyrë Koçin duke e prekur në krah. Kjo e detyroi kryeparlamentaren Spiropali që ta përjashtonte demokratin nga seanca.

petro koçi flamur noka

Sondazh

Poll