Politike

PD do të bllokojë aeroportin e Rinasit? Lala pyet Nokën për skenarët e protestës

Noka tha se bllokimi i aeroportit ka qenë një ide. Sipas tij ata kanë patur një ide të nisin me bllokime aksesh, aeroporti, porti, por ka konkluduar se nuk fillon askund përveçse në kryeqytet. 

30 Shtator 2024, 22:31 Nga N.F
PD do të bllokojë aeroportin e Rinasit? Lala pyet Nokën për
Noka dhe Klodiana Lala

TIRANË- Flamur Noka ka folur për burgosjen e Ervin Salianjit dhe aksionin e opozitës. Noka ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku u pyet nga gazetarët për skenarët e protestës së 7 tetorit, mes të cilave është diskutuar edhe bllokimi i aeroportit të Rinasit. 

Noka tha se bllokimi i aeroportit ka qenë një ide. Sipas tij ata kanë patur një ide të nisin me bllokime aksesh, aeroporti, porti, por ka konkluduar se nuk fillon askund përveçse në kryeqytet. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Rasti Salianji është një rast që vjen si me fat që opozita të ketë një kauzë shumë të fortë për të luftuar. Keni lajmëruar protestë në 7 tetor. Çfarë synon ajo? Ju bërtisni fortë dhe mbetet kaq?

Flamur Noka: Asnjë fjalë nuk do të ketë…. Të jesh i sigurt. Asnjë prej nesh nuk do të duket duke folur. Është revoltë, mosbindje civile.

Klodiana Lala: Keni folur për bllokim të Rinasit, mund të na tregoni disa detaje?

Flamur Noka: Ka qenë ide ta nisim me bllokime aksesh, aeroporti, porti, por ka konkluduar se nuk fillon askund përveçse në kryeqytet. Data 7 është nisja, do ti kemi të vazhdueshme.

Klodiana Lala: Në raport me grumbullimet tuaja, duket reduktim i qytetarëve që ju mbështetin. Mendoni që do të arrini ju me këtë numër mbështëtësish, ku Shqipëria është boshatisur, ta organizoni këtë lloj forme?

Flamur Noka: Mosbindja civile nuk do të thotë vërshim, por mund të bëhet edhe 5 këtu, 5 atje, 30 këtu, 30 atje. Ne kemi thënë Edi Rama nuk do të gjejë paqe dhe qetësi.

Klodiana Lala: Kemi dhjetë vjet që e dëgjojmë këtë. 

Flamur Noka: Do të flasin qytetarët, nuk do të flasim ne./ TPZ

flamur noka pd salianji

Sondazh

Poll