Politike

Mediat ndërkombëtare jehonë aksionit në Kuvend: Opozita shqiptare djeg karriget jashtë parlamentit, shenjë proteste për arrestimin e kolegut të tyre

Opozita ka nisur sot bojkotimin e çdo mbledhjeje parlamentare, aksion i cili vijoi edhe në Kuvend, ku deputetët e Partisë Demokratike kanë penguar zhvillimin normal të seancës.

30 Shtator 2024, 21:56 Nga r.ll
Mediat ndërkombëtare jehonë aksionit në Kuvend: Opozita
foto ilustruese

TIRANË- Protesta e sotme e deputetëve të opozitës ku dogjën karriget e tyre jashtë Kuvendit ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare. 

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, "Reuters" i ka kushtuar një artikull situatës së sotme në Kuvend ndërsa shkruan se deputetët u vunë flakën karrigeve në shenjë revolte për burgosjen e kolegut të tyre.

"Politikanët shqiptarë të opozitës i vunë zjarrin një grumbulli karrigesh prej druri jashtë parlamentit të hënën për të protestuar kundër burgosjes së një kolegu. Në fillim të seancës së rregullt parlamentare, deputetët e opozitës morën karriget nga salla e Kuvendit dhe i vunë flakën në shkallët e godinës. Rojet e sigurisë shuan me shpejtësi zjarrin", shkruan "Reuters".

Një tjetër mediat ndërkombëtare "Barrons" shkruan se ligjvënësit shqiptarë të opozitës i vunë flakën karrigeve të tyre të parlamentin si shenjë proteste ndaj dënimit të Salianjit. 

"Ligjvënësit shqiptarë të opozitës së djathtë të hënën hodhën karriget e tyre jashtë parlamentit dhe i vunë flakën për të protestuar kundër një dënimi me burg të dhënë një prej kolegëve të tyre. Ervin Salianji, një zyrtar i Partisë Demokratike kryesore të opozitës, u shpall fajtor javën e kaluar për dhënien e dëshmisë së rreme në një rast trafiku droge që synonte vëllain e një deputeti të Partisë Socialiste në pushtet. Gjyqtarët dyshuan se disa anëtarë të opozitës kishin prodhuar regjistrime të rreme. Opozita e cilësoi arrestimin dhe dënimin e Salianjit si një “akt të verbër hakmarrjeje dhe terrori politik ndaj Partisë Demokratike” dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se qëndron pas tij.", shkruhet në artikullin e "Barrons". 

Mediumi malazez "Vijesti" po ashtu ka pasqyruar në faqen e tyre aksionin opozitar të opozitës në parlament. Shkrimi i tyre mban titullin "Shqipëri: Politikanët e opozitës i vunë flakën karrigeve para parlamentit për të protestuar për arrestimin e kolegut të tyre".

Agjencia e njohur e lajmeve "Associated Press" i ka kushtuar vëmendje asaj që ndodhi në Kuvend pasditen e sotme, përmes një shkrimi me titull: "Opozita shqiptare ndërpreu me dhunë seancën e parlamentit pasi deputeti dënohet me burg".

"Deputetët shqiptarë të opozitës ndërprenë me dhunë të hënën një seancë të Kuvendit për të protestuar ndaj burgosjes së një kolegu ligjvënës, i cili u dërgua në burg me akuzën për shpifje. Partia konservatore Demokratike e Shqipërisë ka akuzuar prej kohësh Partinë Socialiste në pushtet për uzurpim të të gjitha pushteteve, përfshirë drejtësinë dhe ka organizuar protesta të dhunshme kundër qeverisë që nga viti 2013. Demokratët hoqën mikrofonat nga tavolinat, hodhën objekte në vendet e kryetares së Kuvendit dhe ministrave të qeverisë dhe dogjën karriget, duke thënë se dënimi me burg i Ervin Salianjit ishte i motivuar politikisht. Ata kanë bërë thirrje gjithashtu për protesta dhe thonë se do të bllokojnë kryeqytetin, Tiranë, duke filluar nga java e ardhshme.", thuhet ndër të tjera në artikull. 

Opozita ka nisur sot bojkotimin e çdo mbledhjeje parlamentare, aksion i cili vijoi edhe në Kuvend, ku deputetët e Partisë Demokratike kanë penguar zhvillimin normal të seancës. Që në nisje të seancës ato rrëzuan foltoren, ndërsa morën dhe prishën edhe karriget ku ulen. Në një moment, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka hedhur këmbën e karriges në drejtim të kryeparlamentares Elisa Spiropali. Kjo e fundit është ndihmuar edhe nga një punonjës i Gardës, që e ka mbrojtur kryetaren e Kuvendit, ndërsa copa e hedhur e karriges përfundoi anash saj. Pas kësaj, opozita nxorri jashtë karriget e tyre dhe iu vunë flakën. Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se janë aty jo për karriget e tyre por për të mbrojtur interesin publik. Ai shtoi se nuk kanë djegur mandatet, pasi nuk shmangen nga beteja e tyre.

seance e sotme plenare 30 shtator 2024 reuters barrons vijesti

Sondazh

Poll